Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dieta kundër diabetit, disa nga ushqimet që ulin nivelin e sheqerit në gjak

15:31 / August 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
USHQIME FRUTA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mënyra se si ushqehemi është pasqyra e problemeve shëndetësore që na shqetësojnë. Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje asaj që konsumoni në mënyrë që të mbani sa më larg sëmundje të ndryshme siç mund të jetë dhe diabeti…

Mbusheni pjatën me perime pa niseshte. Për njerëzit që janë të rrezikuar nga diabeti është e rëndësishme të rrisin dozën e perimeve. Perimet kanë në përmbajtje të lartë fibra dhe ujë, që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Të gjitha perimet pa niseshte janë të mira, megjithatë ato me gjethe të gjelbra përmbajnë më shumë vlera ushqyese. Nga një analizë e bërë 6 studimeve të mëparshme, shkencëtarët britanikë zbuluan se konsumimi i 1.35 racione me perime të gjelbra lidhet me 14% më pak rrezik për zhvillimin e diabetit të tipit 2 krahasuar me konsumimin e vetëm 0.2 racioneve në ditë.

Frutat janë të mira për njerëzit që rrezikojnë nga diabeti. Vetëm nuk duhet t’i konsumojnë në formën e lëngjeve ose smoothie.

Konsumimi i drithërave bën që nivelet e sheqerit në gjak të rriten më ngadalë pas një vakti dhe ulet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Fibrat tek drithëra ngadalësojnë procesin e tretjes së karbohidrateve , duke ulur kështu nevojën për insulinë. Drithërat përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese antioksiduese dhe antiinflamatore që mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

Gjatë një studimi të publikuar tek revista Clinical Nutrition shkencëtarët ndoqën dietat e më shumë se 300 personave të cilët nuk shfaqen diabet për më shumë se 4 vite. Ata zbuluan se personat me konsumim të lartë të bishtajoreve, sidomos thjerrëzat, ishin më pak të rrezikuar nga diabeti. Zëvendësimi i gjysmë racione me vezë, bukë, oriz ose patatet me thjerrëzat çdo ditë ndihmon gjithashtu në uljen e rrezikut për zhvillimin e diabetit. Të gjitha llojet bishtajoreve, përfshirë këtu thjerrëzat, fasulet, bizelet etj, janë të pasura në fibra dhe janë një burim i mirë i proteinave.

Ashtu si karbohidratet, edhe yndyrat ndahen sipas dy kategorive: cilësi dhe sasi. Yndyrat e pangopura ndihmojnë në përmirësimin e rezistencës ndaj insulinës. Zgjedhja e burimeve të duhura, si frutat e thata, farat, vaji i ullirit, vaji kanosa dhe avokado, megjithatë duhet të keni kujdes me proporcionet, duke qenë se yndyrat janë shumë kalorike.

Proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Ato ngadalësojnë tretjen, kështu nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe ulen më gradualisht pas një vakti. Konsumoni proteina me bazë bimore, si fasulet dhe thjerrëzat, si dhe mish peshku dhe pule.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.