Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dietat më të larta se pagat, zbulohet të ardhurat e majme te deputetëve. Dy ish-zv.kryeministrat e Ramës me qira

20:49 / July 22, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
67386377 2351156625150352 667400525813121024 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfitimet që merren nga statusi i deputetit janë të shumta, pagë e lartë dhe përfitim pensioni. Nga dokumentet që sjell tirananews.al për lexuesit e saj rezulton se shpërblimet ku përfshihen honoraret, karburanti, telefonia, qiraja etj, tejkalojnë madje edhe pagën që merr një deputet, edhe nëse ai nuk do të kishte bërë asnjë mungesë nëpër komisione. Rezulton se deputetë të caktuar marrin gjer në 1.8 milionë lekë shpërblime e dieta, përveçse pagës së tyre që shkon te 1.2-1.5 mln. Pra në total një deputet në Shqipërinë tonë mund të marrë në muaj gjer në 3 milionë lekë të vjetra. Sikurse shihet, dietat e shëprblimet mund të kalojnë gjer në 60 mijë lekë pagën.

Nëse një deputet i ka kaluar dy vite në Kuvend, ai përfiton pension 20 % të pagës, dhe gjysmën e rrogës e fiton për 3 vitet e para. Kujtojmë se paga bazë e deputetit është 150 000 lekë në muaj (bruto), përfiton lekë për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, i paguhet karburanti i makinës si dhe shpenzimet e telefonit, dieta pa fund, fatura hoteli të rimbursuara, mund të kurohen jashtë shtetit me shpenzime të hequra, pasaporta diplomatike e shumë përfitime të tjera. Ilirjan Pendavinji; Edmond Leka Edlira Bode; Edmond Leka; Xhevit  Bushaj; Fadil Nasufi; Luan Harusha; Ediola Braha; Halil Jakimi; Nikolin Staka janë edhe deputetët që marrin më shumë dieta , qira banese etj duke marrë në muaj rreth 1.8 milionë lekë të vjetra.

Por ajo që tërheq vëmendjen janë pagesat q ëpaguan shteti shqiptar për karburant për deputetët që shkon në 40 mijë lekë të rinj, si dhe 17 mijë lekë të rinj.Ndërsa qiraja e apartamenteve shkon në 35 mijë lekë. Interesant është fakti që dy ish-zv/ kryeministrat e Ramës marrin krahas pagës e dietave, edhe pagesë qiraje 35 mijë lekë.

Ndërkaq  Anduel Xhindi apo Bujar  Çela janë tek ata deputetë që marrin më shumë dieta.

Në bazë të ligjit për statusin e deputetit dhe disa vendimeve të posaçme të Kuvendit, deputetët përfitojnë:

Deputeti, kur del në pension, merr pension suplementar plus të zakonshëm, për 2 vitet e para si deputet merr 20 % të pagës, pra 320 mijë lekë. Kush kalon 2 vite si deputet, merr për çdo vit merr 5 % më shumë se sa 20 %. Por, masa e pensionit nuk mund të kalojë gjysmën e pagës që merrte si deputet. Pra, jo më shumë se 800 mijë lekë.

Paga e bazë e deputetit është 150 000 lekë në muaj.

Përveç pagës bazë, deputeti shpërblehet me 2 000 lekë çdo për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit të përhershëm ku bën pjesë.

Deputeti përfiton çdo muaj 35 000 lekë për karburant. 

Deputeti merr çdo muaj 17 000 lekë për shpenzime telefoni.

Deputetët që banojnë në rrethin e Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 6 ditë në muaj. Deputetët që banojnë jashtë rrethit të Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 12 ditë në muaj. Ata përfitojnë deri në 150 000 lekë dieta në muaj, gati sa paga e tyre.

Deputeti përfiton për çdo shërbim 3 000 lekë për çdo natë, për rimbursim të faturës së hotelit, ose 36 000 lekë në muaj për 12 ditë.

Deputetët që banojnë në rrethe, përfitojnë pagesa për qira mujore me vlerën e tregut.

Për sëmundjet gjatë ushtrimit të detyrës, deputeti dërgohet për kurim jashtë shtetit.

Deputetit i njihet e drejta e lejes vjetore të zakonshme jo me pak së 30 ditë.

Deputetët kanë zyrat e tyre pranë selisë së Kuvendit me stafet e tyre ndihmëse

Deputetit dhe bashkëshortes së tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij.

Gjatë mandatit 4-vjeçar mund të fusin vetëm një herë sende apo mallra në doganë, pa paguar detyrimet doganore. Në rastin konkret, shumica e deputetëve kanë preferuar të blejnë makina.

Deputeti përfiton falas kopje të Fletoreve Zyrtare, buletine të Kuvendit ose të institucioneve të tjera qendrore, urdhra dhe vendime të Këshillit të Ministrave, si dhe

urdhëresa, vendime dhe urdhra të organeve të njësive vendore të zonës, ku është zgjedhur.

Deputetit i sigurohet mbrojtje e veçantë nga organet e Ministrisë së Rendit Publik, i ruhet banesa dhe i sigurohet shoqërimi në territorin e Republikës së Shqipërisë, kur ai i kërkon këto.

Deputeti nuk i nënshtrohet kontrollit doganor. Nuk i nënshtrohen këtij kontrolli në pikat e kontrollit doganor bagazhet dhe kolitë vetjake që vijnë nga jashtë shtetit në emër të deputetit.

Deputeti përfiton me përparësi të drejtën e strehimit ose i jepet kredi afatgjatë nga organet shtetërore përkatëse.

Deputeti ftohet të marrë pjesë në delegacionet zyrtare, ceremonitë, pritjet dhe veprimtaritë politike, kulturore, shoqërore dhe sportive, sipas protokollit.


Lexo edhe: Ekskluzive / Nga Gjiknuri tek Tom Doshi, fushata zbraz xhepat e deputetëve. Ruçi u mban rrogën

/ L.T
dieta

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.