Parkimi i një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë është përfshirë nga flakët, teksa ka përhapur panik tek banorët e zonës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, dhe zjarri ka rënë fillimisht në garazh për tu përhapur më pas përmes tubave të ajrimit në të gjithë pallatin duke rrezikuar jetën e banorëve.
Ulërima dhe britma dëgjohen në një video të postuar në “JOQ”, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që përfshinë mjetet.
Fatmirësisht flakët u shuan dhe mësohet se nuk ka të lënduar, teksa banorët u rrezikuan nga asfiksia.
