Një zjarr ka rënë në garazhin në pronësi të një 51-vjeçari në Korçë ku janë djegur tre automjete. Sipas të dhënave të para një prej mjeteve ishte i pronarit te garazit Ilir Meti, ndërsa dy të tjerët në pronësi të një tjetri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.40 në lagjen nr. 17 të qytetit. Grupi hetimot në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të të shkaqeve të zjarrit.
