Një banesë sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët duke rrezikuar jetën e nënës dhe tre fëmijëve të saj.
Apartamenti ndodhej në katin e fundit të një pallati dhe çifti dhe tre fëmijët kanë shpëtuar për mrekulli.
Nëna ka rrëfyer se kanë qenë në gjumë dhe u ngritën të tmerruar kur panë tymin dhe flakët.
Zjarri ra tek kuzhina, rrëfen e reja për News 24. Ajo tha se burri i saj kishte shkelmuar derën e apartamentit, pasi ishte bllokuar. Mes të tjerash nëna e 3 fëmijëve (me i vogli 6 muajsh) apelon për ndihmë, pasi gjithçka që kishte iu dogj.
“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar. Se pash orën fare me vrap kam ikur. Zjarri ra tek kuzhina..kam 4 vjet që jetoj aty. Njëherë ka pasur defekt e ka rregulluar babi im. U dogj gjithçka, s’kam asgjë tjetër tani. Tani shpresoj që të na ndihmoj bashkia. Atë mall që kisha lart, me ato haja bukë. Dhe ato u dogjën. Do ngel kështu tani…(tregon duart)”, rrëfen e tronditur gruaja.
