Gjatë mbëmjes së djeshme në Tiranë është djegur një makinë tip “Opel Corso” ngjyrë vishnje, e cila rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj.
Ngjarja ka ndodhur pranë Komisariatit nr. 2. Sokol Binaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, ndërkohë që bashkëshortja e tij punon në Prokurorinë e Përgjithshme.
Mësohet se komisariati nr. 2 dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për vërtetuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.