Një person është gjetur i vdekur në një makinë të shkrumbur nga flakët në zonën e Fokidës në Greqi pasditen e të martës. Forca të shumta policore dhe zjarrfikës mbërritën në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet nëse bëhet fjalë për aksident apo veprim kriminal.
Makina tip Peugeot dhe në pronësi të një 60-vjeçari nga Amfissa, i cili ka qenë zyrtar burgu, por nuk dihet ende se i kujt është trupi i djegur në mjet. Vendi ku është gjetur makina e djegur është në një rrugë që ka kalim të shpeshtë, dhe i çuditshëm është fakti se askush nuk e ka parë. Mjeku ligjor do të shqyrtojë kufomën për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij.
