Një automjet tip ” Range Rover” është djegur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.
Policia thotë se mjeti në pronësi të M.A ishte i parkuar në rrugën para shtëpisë së tij. Dyshimet e para fëasin për ngjarje aksidentale.
Njoftimi
Gjatë mbrëmjes së djeshme ka rënë zjarr në mjetit tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit M.A.,
Mjeti ishte i parkuar në rrugë pranë banesës dhe si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor vijon punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.