Një makinë është djegur gjatë natës në fshatin Derven të Krujës, ku sipas informacionit paraprak ngjarja ka ndodhur në mjetin në pronësi të P.GJ, të parkuar pranë shtëpisë së tij, rreth orës 01.50.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 26.06.2020, rreth orës 01:50, në fshatin Derven, Krujë, është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
