Tek hidrovori i qytetit të Vlorës ka shpërthyer një nga pompat.
Pas shpërthimit, është krijuar flakë, duke krijuar situatë të rënduar, dhe si pasojë u fikën të katërta pomat e hidrovorit.
Deri sa të riparohet, uji do të jetë prezent dhe rrugët do të vazhdojnë të jenë të përmbytura në qytet.
Aktualisht zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, për të shuar flakët e një prej pompave të hidrovorit.
