Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dikur e kryqëzonte, sot në krah të tij. Irini Shehu akuzonte Bashën si përdhunues

20:06 / April 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Irini Shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Irini Shehu, është kandidatja për deputete e PD në rrethin Dibër, e zgjedhur nga Lulzim Basha. Është e njëjta Irini Shehu që dikur shante dhe kryqëzonte Lulzim Bashën. Jo më larg, por rreth tre vite më parë, më 10 Tetor të vitit 2018, ajo e akuzonte Lulzim Bashën për pazare në lidhje me zgjedhjen e strukturave të PD, në Dibër.

“Nuk e di se nga ç’rracë të sollën dhe ku buron gjenetika jote, që për hir të së vërtetës është një dyshim kombëtar, por, dije se je përdhunuesi më mizor i statutit të Partisë Demokratike”, akuzonte Shehu-Bashën.

Ndër të tjera ajo e akuzonte Bashën se kishte bërë shoë me  shkatërrimin e grupseksionitë në Peshkopi.

“Ta harrosh ti Naimët dhe Luanët e tu, Albanat dhe të deleguarit e tu se do të mund të shkelësh mbi mundin dhe kontributin e demokratëve të ndershëm që kanë dhënë shpirtin për partinë Demokratike”, shkruante Shehu në vitin 2018.

Risjellim në vëmendje deklaratat e vitit 2018, Irini Shehut, kur shpërthente ndaj Lulzim Bashës:

“Shoku Lulzim Basha më gënjeve dy herë dhe unë të besova. Turpi yt. Më gënjeve dy herë dhe unë sërish të besova, turpi është imi.

Nëse guxove dhe solle të deleguarit e tu për të legalizuar të komanduarit e tu si kryetar dhe sekretar të PD-së së Dibrës, ditë e diel ora 14:00, të cilët paradite erdhën, në drekë, shpërndanë udhëzimet dhe në darkë zgjodhën kryetar grupseksionesh” në Peshkopi, të emëruarit e kapobandës së hajdutëve që rropën e vodhën një Dibër të tërë, ke bërë shumë gabim.

Nuk e di se nga ç’rracë të sollën dhe ku buron gjenetika jote, që për hir të së vërtetës është një dyshim kombëtar, por dije se je përdhunuesi më mizor i statutit të Partisë Demokratike.

Grupseksioni Peshkopi ishte një,  more Lulzim kur zotrote erdhe e bërë shoë një muaj në Dibër, në cilin rresht të statutit e ke të shkruar që një grup seksion me as 50 anëtarë partie aktiv  na ndaheshka në dy grupseksione, sepse kështu ju teket oligarkëve që demokratët dibranë i shporren me votë.

Ta harrosh ti Naimët dhe Luanët e tu, Albanat dhe të deleguarit e tu se do të mund të shkelësh mbi mundin dhe kontributin e demokratëve të ndershëm që kanë dhënë shpirtin për partinë Demokratike.

Nëse mendoni se shpëtuat nga unë dhe nga ata qindra si unë, gabohesh shumë rëndë dhe këtë përgjigje do ta japë historia sepse do të jesh humbësi më i madh i të gjitha kohërave. Je thjeshtë një gënjeshtër Lulzim. Turp. shumë Turp.”, shkruante në postimin e saj Irini Shehu.

Më tej ajo vijonte me akuzat ndaj kryetarit të PD, Basha  duke i kërkuar edhe të dorëhiqet.

“Dorëhiqen halet dhe ngrihen malet”, shkruante ndër të tjera kandidatja Irini Shehu.

irini 1 min

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.