Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Dikur kërcisnin dyshemetë, tani…”, Jashar Demiri flet për marrëdhëniet seksuale tek të rinjtë

19:37 / September 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jashar Demiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të rinjtë duket se po kryejnë gjithnjë e më pak marrëdhënie seksuale. Studimet e fundit tregojnë se intimiteti te të rinjtë ka rënë ndjeshëm. Shumë prej tyre kryejnë marrëdhënie seksuale vetëm dy herë në vit. Për të folur për këtë çështje, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, psikologu Jashar Demiri.

Ai tregon se dikur intimiteti ka qenë më i madh, por gjithsesi marrëdhëniet seksuale nuk mund të maten me normë. Sipas psikologut, intimiteti është individual dhe e mira është që të kryhen marrëdhënie pa e tepruar.

Jashar Demiri: Gjërat kanë qenë më bio, më të bukura dhe më të fuqishme, jo për t’u treguar psikovampir, por kanë qenë më origjinale. Pak për humor po tregoj diçka. Më thoshte një nënë e vjetër “more bir unë flija në katin e parë se plakë, në katin e dytë kërcisnin dyshemetë nga çiftet gjithë natën, tani të rinjtë hiç fare, o internet gjithë kohës o…” Unë i thashë e bëjnë avash, mos të bëjnë zhurmë. “Ku ka avash, s’bëjnë fare”, më tha.

Rudina Magjistari: Si rekomandohet nga këndvështrimi juaj si specialist, për ta bërë një jetë të shëndetshme, një çift në moshë mesatare sa të shpeshta duhet të jenë marrëdhëniet mes tyre?

Jashar Demiri: Kjo është diçka individuale. Norma të prera nuk ka. Norma është të bësh aq sa të mundesh, por gjithmonë duke ndier një uri të lehtë, jo teprim, jo mbingopje. Normat janë individuale. Ka çifte që bëjnë çdo natë dhe ndihen shumë mirë, ka çifte që e bëjnë një herë në javë, ashtu është norma e tyre.

Rudina Magjistari: Po ata që e bëjnë një herë në muaj, apo dy herë në vit?

Jashar Demiri: Ajo është e paktë. Por mesatarja për çiftet e reja është dy herë në javë, apo tre herë në javë. Norma është që të bëjë njeriu sa herë që ndjen, pa u sforcuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.