Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dikur shqiptarët paragjykoheshin në Greqi. Sot ata shpenzojnë miliona euro për pushime në shtetin fqinj

16:42 / August 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Turist shqiptar”, shakaja më e shkurtër e viteve ’90 tashmë është bërë realitet. Këshu e nis raportimin media greke “Neës247”, e cila publikon disa të dhëna sa i përket numrit të shqiptarëve që vizitojnë Greqinë për pushime.

Ndonëse shumë shqiptarë përdorin afatin tre mujor të Shengenit për të punuar në Greqi dhe jo për turizëm, e vërteta është se numri i shqiptarëve që zgjedhin vendin fqinj për turizëm ka shënuar rritje të madhe vitet e fundit.

Bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë për vitin 2018-të, 1 milionë e 121 mijë e 472 shqiptarë hynë në shtetin fqinj për turizëm me një rritje prej 19 për qind. Nga 13 rajone të Greqisë, shqiptarët dominojnë si turistë në Maqedoninë Perëndimore, Epir dhe Greqinë Perëndimore.

Ky studim ka publikuar të dhënat edhe për shpenzimet që shqiptarët turistë bëjnë në këto rajone dhe shifrat janë të konsiderueshme. Në Maqedoninë Perëndimore shqiptarët kanë shpenzuar në 2018-ën rreth 10 milionë euro, po aq sa gjermanët dhe bullgarët.

Në Greqinë Perëndimore shpenzimet arrijnë, sipas studimit të publikuar nga media greke, në 29 milionë euro, të ndjekur nga gjermanët me 26 milionë euro dhe britanikët me 14 milionë euro. Sa i përket Epirit, aty shqiptarët renditen të dytët me 40 milionë euro shpenzime, duke qëndruar pas gjermanëve që kanë shpenzuar 52 milionë euro, por përpara italianëve me 19 milionë euro.

Geqi pushime tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana mes destinacioneve më ekonomike për pushime në Evropë në 2026

20:59 / May 26, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.