Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me ata që më bënin keq”. Mesazh që duhet ta lexojnë të gjithë

14:40 / September 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DC7E5BCA 70B4 49EF A6D6 A691607F0AC8 768x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me njerëzit që më bënin keq. Realisht nuk e dija çfarë përgjigje t’i ktheja. Më pas fillova t’i shihja me radhë të gjithë në klasë, pasi e përfundova provimin tim, dhe aty e kuptova arsyen pse. Pashë djalin që tallej me paaftësinë time për të qenë e mirë në matematikë. Qëndronte me kokën mbështetur në bangë dhe dukej i lodhur. Pyeta veten se çfarë problemi mund të kishte në shtëpi që e mbante zgjuar deri natën vonë. U kujtova që kishte mamanë, e cila vuante nga kanceri i gjirit. Pavarësisht gjithë kësaj ngjarjeje, ai duhet të paraqitej edhe në shkollë çdo ditë që të mos humbiste vitin.

Pashë vajzën që nuk e di çfarë problemi kishte me mua, por më shihte tërë kohës gjithë inat. Unë e dija se ajo dhe i dashuri i saj ishin ndarë. Me siguri ai u soll keq me të, dhe ajo mundohej të sillej ashpër me tëtjerët për të rënë në sy. Pastaj pashë drejt një vajze tjetër që të gjithë e mendonin të lëvizur, por shumë pak e dinin se kishte prerë damarët për dikë që donte dhe e kishte tradhëtuar.

Hodha sytë drejt një djali që përherë vinte me të njëjtat rroba. Pak veta e dinin se këpucët e tij ishin me vrima. Prindërit e tij në vend të punonin për t’i siguruar kushtet e nevojshme, pinin alkool dhe drogë. Tëdy. Dhe ai sëmurej sa herë binte shi, sepse këpucët e tij fusnin ujë.

Pashë edhe një djalë tjetër, të huaj, i cili i është bashkuar së fundmi klasës sonë. Dinte anglisht dhe tani po mëson shqipen. Kushedi sa e vështirë është të mësosh gjithçka nga e para në moshën tonë. E mbi të gjitha të jesh i rrethuar nga një popull me tradita krejtësisht të tjera. Në fund, pashë mësuesen e klasës. Nuk e kishte më unazën në dorë. Ndoshta arsyeja se pse na jepte përherë e më tepër detyra, ishte për të na bërëmë të aftë në jetë, më të aftë nga vetë ai.

Pra, pashë drejt gjithë këtyre njerëzve dhe kuptova se secili kishte problemet e veta, sfidat e veta dhe gjëja e fundit që doja, ishte t’i shtoja edhe unë një problem më tepër duke u sjellë keq me ta. Të gjithë kemi shumë probleme. Edhe pse dikush mund të mos i shprehë ato, dijeni se nuk e ka jetën aq të lehtë sa duket”. – Nga interneti, autor anonim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026

Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku/ Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit

11:53 / November 6, 2026

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.