Shpejtësi që variojnë nga 142 në 173 km në orë, e në vetëm tre orë policia rrugore ka hequr 13 patenta në kryeqytet dhe ka vënë masa administrative. Zonat e monitorimit ishin në Sauk e Kashar, ku u evidentuan dhe ndëshkuan drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave te lejuara duke u kthyer në rrezik të madh për të shkaktuar aksident rrugor.
“Mos shpejto të përfundosh në spital apo më keq akoma. Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor; dikush po të pret në shtëpi”, është apeli i policisë rrugore.
