Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Dilni jashtë”/ Flasin kolegët e Arjan Salës, tregojnë si heroi rrëmbeu bombolën dhe u fut të shpëtonte njerëzit që ndodheshin në magazinë mes flakëve

15:28 / March 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shoket 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegët dhe miqtë e Arjan Salës, trupi i të cilit u gjet pas tre ditësh kërkime në magazinën tek “Casa Italia”, kanë treguar bisedën e fundit që patën me të riun. Armand Abazaj dhe Gentjan Goga, në një prononcim për Top-Channel u shprehën se Sala u ka thënë që të dilnin të gjithë jashtë, ndërsa vetë ka marrë bombolën dhe i është drejtuar vatrës së zjarrit, për të shpëtuar personat që kishin mbetur Brenda magazinës pas rënies së zjarrit.

“Vetë u drejtua për tek pika e zjarrit ku ishte flaka dhe tymi i madh. Ky ishte imazhi i fundit sepse unë nuk arrita dot kurrë t’i jap ndihmë. Nuk di çfarë të them… Ai, ne na tha të dalim jashtë. Ne, punëtorëve, kush ishte aty. Ishim diku 5-6 veta, nuk e kam fiksuar se ishte tmerr i vërtetë,”- tregon Abazaj.

“Ia ka marrë bombolën nga dora një personi që ishte aty se ishin para nesh dhe nuk na kishin njoftuar. Ne shkuam pak sekonda pas tij. Në atë moment, ai hyn në magazinë, dalin persona të tjera që ishin aty. Ne, në moment paniku drejtohemi të marrim bombolat. Aty u bë shumë shpejt, maksimumi 1 minutë, 1 minutë e gjysmë,”- tregon Goga më tej.

Zjarri në magazinë nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, ndërsa vetë u nxorr i pajetë gjatë orëve të natës. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve. Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës. Sot, zëvendës ministri i mbrojtjes njoftoi nisjen e procesit për shpalljen “Dëshmor të Atdheut” të Arjanit që sakrifikoi jetën e tij për të tjerët.

Arjan Salës bombolën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.