Nesër në “Selman Stërmazi luhet “ndeshja e sezonit” mes Dinamos dhe Burrelit. Matjanët kryesojnë në grupin A me dy pikë më shumë se Dinamo.
Skuadra e Samuel Nikës e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje. Madje në rast fitorje është premtuar nga drejtuesit e Burrelit një premio e “majme”, ndërkohë në rast barazimi shpërblimi do të përgjysmohet. Shuma e vënë në dispozicion nuk bëhet publike por është menduar që lojtarët të jenë të kënaqur nga premio.
Sipas teknikut përgjegjësia e lojtarëve është e madhe pasi fanellën e Burrelit e kanë veshur lojtarë të njohur në futbollin shqiptar. Edhe në këtë përballje pritet që matjanët të shpalosin vlerat e tyre më të mira.