Diplomati britanik Stephen Ellison, u kthye në hero kur vuri re që një student po mbytej në lumë dhe nuk ngurroi të hidhej në lumë për ta shpëtuar, ndërkohë që të tjerët po filmonin.
Ngjarja e cila bëri xhiron e rrjetit ka ndodhur në qytetin historik Zhongshan në Kinë ku vajza u rrëzua akisdentalishtë dhe ra në lumë. Diplomati u ndihmua dhe nga komardarja për të nxjerrë vajzën shëndoshë e mirë në breg.
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, e falenderoi diplomatin nëpërmjet një letre të dërguar Ambasadës Britanike në Pekin. Ai gjithashtu u shpreh se të dyja vendet do të vazhdojnë të punojnë për të ruajtuar marrëdhëniet e tyre të mira për bashkëpunimin midis Kinës dhe Britanisë.
Videoja tërhoqi vëmendjen e shumë fondacioneve të cilët i dorëzuan një çmim prej 7,600 dollarësh diplomatit britanik.
“You’d call such a person a knight in the UK… in China we call him a hero”
— BBC News (World) (@BBCWorld) November 17, 2020
This is the shocking moment British diplomat Stephen Ellison saved a student from drowning after she fell into a river in Chinahttps://t.co/pieHrj3jhb pic.twitter.com/8WZHvfabRp
