Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Diplomën e mora, po tani? Si të ndërtoni të ardhmen pas universitetit

10:06 / April 19, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
https media mbst pub ue1.s3.amazonaws.com creatr images 2019 01 9da67660 12ba 11e9 a2ff 0c91178dbb22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Objektiva të qartë, shumë pasion, informacion, përditësim konstatn dhe pse jo dhe pak fat. Receta që të gjesh një vend pune dhe vendin e duhur ama në botë, është shumë e pasur dhe komplekse.

Sidomos për një të ri që sapo ka dalë nga sistemi universitar, shumë shpesh është i çorientuar.

Libri “Pas shkollës. Si të ndërtoni të ardhmen tuaj në 6 lëvizje të thjeshta” i Sperling&Kupfer tregon mjaft histori të të rinjve nën 30 vjeç, që ndihmon të rinjtë të dijnë se çfarë të bëjnë për të ardhmen e tyre. Por jo vetëm atyre, edhe prindërve që shpesh kapen pas paradigmave, tashmë të kaluara.

Huffington Post Italia sjell disa shembuj për të ilustruar këto gjashtë lëvizjet e thjeshta.


Ka nga ata që kanë ditur të transformojnë pasionin që kanë pasur që të vegjël, si rasti i Isabella Poti që ende nuk i ka mbushur 30 vjeç por është një nga pastiçierët më të njohura në botë. Sekreti i suksesit të saj dhe motivi për të ecur para është pikërisht sakrifica. “Jam munduar të ndjekë shefat më të mirë të restoranteve me yje në të gjithë botën. Kam punuar në Londër, pastaj në vende të ndryshme në Francë, Spanjë e Danimarkë. Kam punuar shumë. E kam nisur herët. Kam shkelur botën. Me idenë fikse, gjithmonë, të hap një restorant timin”. Ky mision është bërë tashmë.

Ka dhe nga ata që janë katapultuar, gjithmonë nga pasioni, në një botë ndryshe nga ajo e studimeve. Dhe për këtë është historia e Filippo Bergami, 28 vjeçarit që pas një diplome në liceun klasik dhe një në Shkencat e Komunikimit, sot është “game designer”, duke “shpikur” videolojëra. Ai kuptoi se nje më formim kaq “human” nuk ishte i detyruar të bënte një punë, ndoshta zhgënjyese për të në fushën e komunikimit. Kështu, Filippo transformoi orët e kaluara në joypad në një mundësi për të.

“Videolojërat mund ti shohësh në këndvështrime të ndryshme, ajo më kreative bazohet në studime artistike dhe humane. Në universitet krijova mjetet e mia duke studiuar komunikim, sociologji, marketin, linguistikë dhe logjikë. Pas diplomimit i kombinova këto me dëshirat e mia”, thotë Filippo.

Pastaj ka nga ata që falë studimit dhe besimit të patundur në ëndrrat e tyre kanë sfiduar klishetë, duke imponuar veten, pavarësisht moshës së re, si pikë referimi në mbarë botën. Chiara Coçhiara, 30 vjeçe, është diplomuar në inxhinierinë Hapësinore, tre specialitete me një master në administrim biznesi mes Italisë, Francës dhe Suedisë. “Unë tregoj se mund të kapërcejmë klishetë për gratë. Ideja se studimit shkencore dhe teknologjike janë ekskluizivisht të burrave është diçka që e kemi trashëguar nga edukimi jonë. Ju lutem, vajza, të lirohemi. Guxoni”, thotë Chiara

Në vendin e duhur, në kohën e duhur, është në fakt kategoria që i përket të rinjve që kanë firmosur një kohë të pacaktuar pak ditë pas provimit të pjekurisë. Si ia kanë dalë? Me shumë alternativa të diskutuara shkollë-punë. Huffington Post Italia sjell historinë e Giovanni dhe Alessandro, dy 20-vjeçarë që kanë gjetur punë falë shkollës, të dy teknikë, respektivisht në kompanitë Enel dhe Ducati. Është meritë e tyre që këto dy institucione kanë nënshkruar projektin e “alternimit të dyfishtë”.

“Në vitin e tretë të institutit teknik e gjithë klasa ime propozuan një eksperiencë që funksiononte kështu, nga e hëna në të enjte në shkollë, të premten në ndërmarrje dhe të shtunën ktheheshim në shkollë”, thotë Giovanni. Këtë e bënë në jetën reale dhe ajo që i mësonte nuk ishte teoria, por praktika që bënë. Edhe Alessandro në të njëjtin linjë duke shfrytëzuar formulën e alternimit, të quajtur DESI, Dual Education System Italy. Dhe në dy vitet e fundi të shkollës ata bënë 5 muaj në ndërmarrje dhe pesë në shkollë. “Mësime normale, por dhe mësime në ndërmarrje: një trajnim intensiv me një sallë të gjithën tonën. Mësova mbi të gjitha të jem praktik. Kjo është thelbësore”, thotë Alessandro.

Pastaj është historia e një pune pothuajse e shpikur, si ajo e Valerio Artusi. Ai është diplomuar në ekonomi, që aktualisht punon për Lottomatica. Profesioni i tij përkthehet: Është ai që vendos kuotat e basteve sportive. Dhe gjithçka nisi nga tema e tij e diplomës.

Apo dhe Leonarde de Carli, i cili ka marrë bazat e kantos,kërcimit dhe recitimit,të mësuara në shkollë dhe akademi duke i kombinuar me praktikën. Këto ai i ka hedhur në YouTube, ku ka hapur kanalin e tij, dhe aktualisht ka miliona ndjekës.

Këta janë disa të rinj të suksesshëm, nëpërmjet të cilëve shpjegohen dhe mënyrat se si mund të hysh në tregun e punës në kohën që përfundon studimet. Faji i mbetet mungesës së orientimit, ku shumë kompani kërkojnë profile pune që tregu nuk mund t’ia japë. Nisuni nga thënia: Ka vend për të gjithë, për të krijuar të ardhmen tuaj pas diplomimit.

ardhmen Diplomën ndërtoni pas universitetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.