Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Disa këshilla si të ruajmë rrjetet sociale nga hakerët …

20:38 / December 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrjetet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” ka qenë gazetari i teknologjisë në “Geek Room”, Brenton Bënja, i cili ka dhënë disa këshilla që njerëzit mos të bien viktima e vjedhjes së “password”-it ose “account”-it.

“Po, ka një lloj vigjilence në këtë anë dhe duhet thënë që ka disa raste të tjera që duhet të kemi akoma më shumë kujdes. Nuk është shenja e gishtit, ajo që bëri lajm për momentin, kryesisht duhet të kemi kujdes tek ‘password’-et që ne vendosim.

Po çfarë duhet të keni parasysh në këto raste?

“Duhet të ruajmë shumë mirë ‘email’-in dhe të gjitha rrjetet tona sociale nëpërmjet disa këshillave që mund t’ju jap. Së pari, ‘password’-i duhet të jetë relativisht i gjatë. Duhet të jetë i përbërë nga germa, numra dhe karaktere, pra duhet të jetë një germë e madhe, disa numra, në mënyrë që identifikimi apo në rast se bie në dorën e një haberi, identifikimi i këtij ‘password’-i do të jetë shumë i vështirë. Së dyti, për të gjitha rrjetet tona sociale është shumë mirë që të aktivizojmë “two factor authentication”, pra është një mënyrë e dytë sigurie që të bënë ty që edhe nëse një haker ka ‘password’-in tënd të Instagram-it, kjo llogari është e lidhur direkt me numrin tënd të telefonit dhe ty të vjen në mesazh, një ‘sms’. Që do të thotë, edhe nëse dikush e ka ‘password’-in e Instagram-it tënd, akseson, je ti që të vjen kodi i ‘sms’ në telefon”.

“Two factor authentication” është edhe më i rëndësishëm se “password”-i?

“Është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm. Nëse dikush ka Instagram dhe merakoset jashtëzakonisht shumë për sigurinë e Instagram-it, Instagrami përveç këtyre dy mënyrave që ne sapo folëm, ka prezantuar edhe një mënyrë tjetër ku ti mund të vendosësh dy shokë, që mund të jenë dy familjarë, kanë një llogari tjetër në Instagram dhe janë këto kontaktet e besueshme. Që do të thotë, në rast se ty të vidhet ‘password’-i jot, atëherë janë këto dy persona, që në emrin tënd kanë të drejta të kërkojnë rikthimin e ‘password’-it”.

hakerat keshilla ruajme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

iPhone 18 mund të kushtojë 100 dollarë më shumë/ Rritja e memories shtyn çmimet lart

19:21 / August 25, 2026

ChatGPT për adoleshentët përballet me kritika: Ekspertët ngrenë pikëpyetje për masat e sigurisë

14:39 / August 25, 2026

OpenAI forcon mbrojtjen e adoleshentëve në ChatGPT/ Versioni i ri kufizime më të forta

15:13 / August 18, 2026

BE vendos rregulla të reja për AI, nga 2 gushti detyrohet etiketimi i përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale

16:15 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.