Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Disa mënyra si të relaksoni këmbët e lodhura nga takat

14:52 / December 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhimbja-e-kembeve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Java mund të jetë e gjatë, por pas disa ditësh të njëpasnjëshme mbi taka, dhimbja e këmbëve është e vazhdueshme dhe e padurueshme

Këtu ke një udhëzues për trajtimin e kësaj dhimbjeje, sepse, shpejt a vonë, do t’u rikthehesh sërish platformave.

Ecni zbathur

Është me të vërtetë koha për t’i lënë këmbët të lira, pa veshur asgjë. Fundjava është fiks koha për të qëndruar sa më natyrale të jetë e mundur. Kjo është mënyra më e mirë për t’i çlodhur këmbët nga fryrja apo nga kallot që mund të jenë krijuar.

Kuroni çdo dëmtim në këmbë

Çdo plagë e hapur ka nevojë për vëmendje të menjëhershme: dezinfektoje vendin që mund të jetë dëmtuar ose që ka krijuar flluska dhe rezistoji tundimit për të veshur sërish të njëjtat këpucë. Vendos edhe një fashë në flluskat e krijuara për të mbajtur pastër lëkurën.

Qetësojini këmbët me ujë të nxehtë

Mbushe vaskën me ujë të nxehtë dhe lëri këmbët të qeta për një farë kohe. Në fillim uji mund të të djegë pak, veçanërisht nëse ke plagë, por e nxehta do të të ndihmojë për të zbutur muskujt. Shto disa pika vajrash esencialë për një kurim të mëtejshëm mjekësor. Borziloku p.sh., është mjaft i njohur për vetitë e tij lehtësuese.

Ëoman suffering from leg pain in office

Prisni

Durimi është me të vërtetë pjesa më e vështirë e gjithë këtij procesi. Ndoshta ke këpucë të mrekullueshme që nuk i ke veshur. Por ato vetëm do të t’i shtojnë problemet, ndaj për t’i pasur këmbët më të shëndetshme, mbaji sa më larg të jetë e mundur këpucët që ke blerë këto ditë, derisa shumica e plagëve të jenë shëruar dhe të mos ndjesh më dhimbje në këmbë.

Bëni pak stërvitje

A e di se yoga e këmbëve është një gjë shumë e mirë? Natyrisht, kjo duhet bërë.

Merr një trajtim spa ose masazh për këmbët. Merr një arsyetim “mjekësor” për të përkëdhelur veten dhe vizito një spa që ofron trajtime edhe për këmbët. Një masazhere e aftë do të dijë të t’i lehtësojë muskujt deri në thellësi, duke arritur në thelbin e çdo dhimbjeje të mbetur.

Vishni këpucë të rehatshme

Gati për një xhiro jashtë? Zgjidh një palë këpucë të sheshta ose atlete sa më të rehatshme edhe nëse nuk shkojnë shumë me veshjen. E rëndësishme është që të zgjedhësh këpucë që kanë sa më pak kontakt me lëkurën e këmbës.

Përdorni pedikyr

Tani që gjërat kanë filluar të marrin rrugën drejt shërimit, është koha kur mund t’ia lejosh vetes luksin e pedikyrit, pra këmbët duhet të kthehen në normalitet. Kjo do të thotë disa ditë të tjera të lumtura.

Mos harroni trajtimin

Para se të kalosh sërish në platforma, mendo që java kalon shumë shpejt dhe mund të gjendesh sërish në fillim. Mund të ketë disa mënyra që t’i parandalosh problemet në të ardhmen. Bëj disa vaska të ngrohta ose zgjidh këpucë sa më të rehatshme.

Konsultohuni me mjek nëse është e nevojshme

Kallot mund të të shfaqen përsëri, ndaj nëse dhimbja nuk është zbutur dhe vëren disa gunga të këqija në këmbë, është koha për të kërkuar ndihmë profesionale. Kështu mund të parandalosh një sërë problemesh në të ardhmen.

Në fund, përgëzime! Dollapi i këpucëve është përsëri yti. Veçse ndalu gjatë dhe me qetësi!

Këmbët relaksoni Takat tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.