Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Disa të arrestuar në Tiranë për shkelje të ndryshme

14:04 / October 10, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
640 0 800 0 policia durres 850x450 1 590x354 1 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Policia në Tiranë ka arrestuar 4 persona gjatë orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë një 20-vjeçar, pasi u kap me drogë. Gjithashtu, u arrestua një 19-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një varëse floriri në një makinë. Policia Rrugore ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi duke ecur me motor në gjendje të dehur dhe i papajisur me leje drejtimi, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

“Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin V. B., 20 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën 20-vjeçarit një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aksesor floriri në një automjet.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin H. A., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga”, njofton Policia e Tiranës.

shkelje Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kapet autori që vrau shqiptarin në Greqi, engimë shkaku i krimit

14:23 / May 23, 2025

Përplasi të miturën dhe u largua, në kërkim 27 vjeçarja në Vlorë

13:40 / May 23, 2025

Fëmija 2 vjeç bie nga lartësia në Rinas, adoleshentja pi fostoksinë/ Policia e Tiranës njofton ngjarjet

12:40 / May 23, 2025

Media australiane: Kultivuan kanabis në shtëpi, Belina Pupa përballet në gjykatë me akuzat! Në kërkim edhe Elvis Pupa

12:20 / May 23, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.