Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Disa truke për të dalluar mjaltin e vërtetë nga ai i rremi

12:24 / October 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
h 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky nektar i ëmbël shpesh është cilësuar si “ari i lëngshëm” dhe si rrjedhojë çmimet e tij mund të jenë të shtrenjta.Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë.

Një pjesë e mirë e mjaltit që shitet në mbarë vendin është i rremë.

Nuk është as i vërtetë as organik, përkundrazi përmban gjithëlloj aditivësh, që do të thotë se njerëzit bien pre e mashtrimit.Kur mjalti përpunohet, prodhuesit e nënshtrojnë mjaltin në një proçes filtrimi të hollë që heq të gjitha ‘papastërtitë’.

Ky proces e bën mjaltin të pagjurmueshëm dhe jo të pastër në aspektin e cilësisë.

Në shumicën e rasteve të mjaltit të importuar, prodhuesit përdorin edhe shije artificiale dhe përbërës të tjerë që largojnë të gjithë elementët unikë të mjaltit.

Duke e bërë atë të “padukshëm”, prodhuesit ia heqin të gjitha vlerat shëndetësore mjaltit. Janë pikërisht ato ‘papastërti’ që e bëjnë mjaltin plot vlera për njeriun.Konsumatorët nuk janë plotësisht të informuar për nivelin alarmant të mjaltit jo cilësor që shitet në treg. Si mundet të dallojë konsumatorit mjaltin e vërtetë nga ai i manipuluar?

Më poshtë do të gjeni këshillat që do e bëjnë më të lehtë dallimin e mjaltit cilësor nga ai falso.

Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme. Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.

Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.

Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe të kënaqshme, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.

Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.

Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.

Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet.

Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletë-rritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

Kujdes me etiketën. Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë! Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë.

Ai nuk është mjaltë i vërtetë. Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozeë ose shurup sheqeri.

Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit.

Hidhni pak mjaltë në një fetë bukë. Nëse mjalti është i rremë, buka do të laget për shkak të lagështisë në lëng.

Nëse mjalti është i vërtetë, buka nuk qulloset, përkundrazi bëhet e fortë për pak minuta.

Hidhni mjaltë në një gotë me ujë. Mjalti i rremë shkrihet shpejt, ndërsa ai origjinali jo. Mjalti origjinal rri i mbledhur dhe zhytet në fund të gotës.

 

mjalti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.