Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Disa vende evropiane me masa të reja ndaj COVID 19

10:04 / October 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evropa 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një pjesë e vendeve evropiane po marrin masa të reja kundër koronavirusit, derisa numri i të infektuarve po rritet. Franca po shënon një rritje të shpejtë të rasteve të reja.

Gjatë fundjavës, ky vend shënoi 30.000 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja në Paris. Aty, restorantet do të jenë në gjendje të qëndrojnë të hapura me protokolle të reja shëndetësore, orë të shkurtuara pune dhe do të regjistrojnë detajet e kontaktit të klientëve.

Puna nga shtëpia gjithashtu po inkurajohet fuqimisht. Pacientët me koronavirus përbëjnë më shumë se 30 përqind të shtretërve të kujdesit intensiv.

Zhvillimet në Paris janë domethënëse sepse qytete të tjerë të mëdhenj francezë, duke përfshirë Lille, Lyon, Grenoble dhe Toulouse gjithashtu po kalojnë pranë pragut maksimal të alarmit.Në të gjithë botën, vendet që dikur e kishin vënë nën kontroll përhapjen e virusit me bllokime dhe protokolle shëndetësore, tani po përballen me një ringjallje shqetësuese, derisa ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë një vjeshtë dhe dimër të vështirë përpara. Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kufizime në tubimet e njerëzve dhe pothuajse një e treta e popullsisë prej 66 milionë banorësh të vendit është nën masa më të forta lokale të izolimit.

Spanja ka vendosur Madridin dhe rajonin përreth tij – një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz – në bllokim të pjesshëm.

Mes një rritjeje të rasteve, qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga 5 tetori me masa të reja kufizuese. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, mesatarisht 303.3 njerëz në 100,000 banorë ishin infektuar me virus në Republikën Çeke, në 14 ditët e fundit. Autoritetet shëndetësore të Irlandës i rekomanduan qeverisë që vendi të zbatojë një bllokim të dytë mbarëkombëtar për katër javë. Gjermania mbajti shkallën e infeksionit dhe vdekjeve nga Covid-19 në nivele më të ulëta krahasuar me vendet e tjera evropiane gjatë valës së parë në pranverë. Por, numri i të infektuarve po rritet përsëri dhe autoritetet po shqyrtojnë kufizime të mëtejshme/ Rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.