Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Disa vite pas divorcit, kryefjala e Bleonës mbetet ish-burri, Gani Bardha

20:07 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bleona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Në një intervistë ekskluzive për Syri Kosova, Bleona Qereti ka zbuluar të rejat e fundit për karrierën, por ka folur pa doreza edhe për jetën private, e komentuar shumë sidomos pas raportit që këngëtarja mbylli me Gani Bardhën.

Me ish-bashkëshortin, Bleona ka raporte shumë të mira e miqësore, edhe pas divorcit dhe arsyen ajo e shpjegon me mirëkuptimin e tij për profesionin e saj.

Kështu, pas pyetjes “cila është e vërteta e titujve që flet për ish të dashurit e tu?”, Bleona thotë, siç e ka thënë gjithmonë, se “njerëzit e jetës sime numërohen nga gishtat e një dore”, duke shtuar se edhe për ish-bashkëshortin, ajo ka folur hapur: “Kam folur haptas për Ganin, sepse, është një lidhje e cila u prish për shkak të karrierës sime, por, ishte një prishje me konsensus, sepse unë doja të ndiqja një ëndërr timen dhe Gani ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt”, – thotë Bleona.

Ndryshe nga ç’mund të mendohej e të flitej për të gjithë ish-ët, në fakt, Gani për Bleonën ka qenë mjaft mirëkuptues dhe këtë e thotë edhe vetë këngëtarja: “Bleona, nëse ti nuk shkon në Amerikë për të arritur ëndrrën tënde, ti do rrish në shtëpi dhe do më urresh, do gatuash, do shohësh lajmet si grua shtëpiake, dhe do shikosh njerëzit tjerë që po e jetojnë ëndrrën tënde, kështu që nuk ka sens të rrish e martuar me mua, kur ti ke një ëndërr”,– i kishte thënë Gani para se të dy të vendosnin për të ardhmen e tyre.

“Dhe kur e kam parë që është kaq i mirëkuptueshëm, unë lirshëm flas mirë për të” – shton Bleona në intervistë.

Bleona
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.