Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Diskutimet brenda “Rithemelimit”, Sula: Të krijojmë një parti të re, PD de jure është Lulzim Basha. Berisha: Nuk është problem emri dhe vula, por …

15:51 / October 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sula basha berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata brenda Partisë Demokratike ka qenë diskutimi në mbledhjen e radhës së deputetëve të opozitës, të udhëhequr nga Sali Berisha, i cili ka pas vetes shumicën e ligjvënësve demokratë.

Gjatë diskutimeve Dashnor Sula ka propozuar krijimin e një force të re politike që të njihet nga institucionet, edhe nga KQZ edhe nga Parlamenti, pasi sipas tij PD de juro i takon Lulzim Bashës edhe pse është pakicë.

Por për ish-kryeministrin Berisha, nuk është aspak problem krijimi i një partie apo logoje të re, por kjo do të thoshte nënshtrim ndaj Edi Ramës.

Pjesë nga diskutimet:

Dashnor Sula: Ne jemi mbledhur disa here në takime të Grupit Parlamentar, por tashmë ka ardhur koha të flasim për zgjidhje politike të Partisë Demokratike, në mënyrë që të jemi gati për zgjedhjet e 2025-ës. Edi Ramës i intereson të jetë kjo situatë në PD. Basha sot ka vulën nga gjykata dhe ne nuk mund të qëndrojmë kështu, pasi do të përsërisim veten, si në 6 mars, apo zgjedhjet e 14 majit. Nëse do të vazhdojmë të presim gjykatën, mund të ndodhë, siç ndodhi, që u dha vendimi 1 muaj para zgjedhjeve dhe humbëm komisionerët, logon, vulën. Sepse de jure, PD është Basha, edhe pse s’ka anëtarësinë me veten, ka një pakicë, ndërkohë që ne vetë duhet të kthehemi në një parti de juro, që të njihemi institucionalisht nga KQZ, parlamenti etj. De facto patjetër që ne jemi Partia Demokratike, jemi shumicë e anëtarësisë, kemi shumicën në Grupin Parlamentar. Unë propozoj, se nuk është fundi i botës, aq me tepër qe kemi anëtarësinë me vete, qe te krijojmë një parti te re, Partine Demokratike të Rithemeluar.

Vetëm kështu mundemi te jemi një alternative serioze dhe te ngjallim besimin tek demokratët

Sali Berisha: Nuk është vështirë të gjejmë emër apo të bëjmë logo. Problemi është se po i nënshtrohemi një padrejtësie. Një njeri qe nuk ka lënë padrejtësi pa bërë ndaj nesh. Çdo gjë vendoset siç e do Edi Rama. Nuk te le. Çfarë kërkon? Te zgjidhim problemet tona padyshim, por ama te përpiqemi te motivojmë njerëzit për të mbrojt opozitarizmin dhe te drejtat.

Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përhapet me shpejtësi zjarri në Drenovë të Mallakastrës, rrezik për nënstacionin elektrik dhe një pus nafte

22:46 / July 16, 2025

Marrëveshja me Bashkitë, Qeveria miraton ngritjen e Akademisë Vendore për trajnimin e stafeve

21:08 / July 16, 2025

Lapaj përplaset me Shabanin: Dajo s’të bëhet deputet, mbarë iu shkoftë!

20:40 / July 16, 2025

Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

20:20 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.