Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, triumfoi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke fituar medalje ari e duke na bërë të gjithëve krenarë. Krasniqi e nisi mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi fitoi të gjitha ndeshjet, ku në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki. Loja ishte e vështirë, por shqiptarja ia doli të triumfojë dhe t’i tregojë të gjithëve aftësitë e saj në xhudo.

Gjithashtu, vajza nga Peja ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposhtë gjithashtu, edhe pse me pak vështirësi. Xhudistja kosovare u tregua e fortë, duke fituar me anë të ‘Ëaza-Arit’.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti, duke bërë krenare gjithë Kosovën.

Me këtë triumf, xhudistja fiton medaljen e artë në “Tokio 2020”, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Për këtë triumf të Krasniqit ka reaguar edhe Rita Ora në rrjete sociale. Ajo është shprehur shumë e lumtur për arritjen e madhe të xhudistes dhe urimin e saj për të e ka bërë në gjuhën shqipe.

“Urime Distria Krasniqi! Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, shkruan Rita Ora në postimin e saj shoqëruar me flamurin e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here