Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu i është bashkuar aktiviteteve në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese , ku ofrohen shërbime të specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta.
Në mesazhin e saj në kuadër të kësaj dite, Koçiu theksoi se: “Betejat më të vështira janë ato që zhvillojmë me veten! Qëllimi ynë është një dhe i vetëm: Askush nuk ka përse t’i luftojë këto beteja i vetëm!”.
Koçiu thekson se Ministria e Shëndetësisë ka në fokus jo vetëm vijimin e investimeve në institucionet që ofrojnë shërbime të specializuara të shëndetit mendor, por edhe transformimin e tyre në ambiente sa më familjare.
