Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dita e Drejtësisë, ministrja Gjonaj: Ia kemi dalë të ndërtojmë sistemin e ri të drejtësisë

11:21 / May 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etilda 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se sot të gjitha institucionet e reja të drejtësië dhe korpusi institucioanl i krijuar për hetimin e korrupsionit duhet rtë ndërmarrë hapat për t’iu përshtatur standardeve më të mira evropiane.

“Të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, organet e qeverisjes dhe korpusi institucional i krijuar për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të veprojnë në mënyrë proaktive, me përgjegjshmëri të lartë që të ndërmarrin hapat e duhur për vendosjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri në rrugën për t’iu përshtatur standardeve më të mira evropiane. Padyshim që sot ndihemi shumë mirë, që reforma në Drejtësi ka arritur rezultate shumë të mira dhe ja kemi dalë të ndertojme sistemin e ri te drejtesise”, thotë Gjonaj.

POSTIMI ETILDA GJONAJ

Dita Kombëtare e Drejtësisë

108 vjet më parë, në 10 maj 1913 kur u miratua “Kanuni i Zhurisë”, Shqipëria endej në sapokrijimin e shtetit prej Kuvendit të Vlorës.

“Kanuni i Zhurisë” ishte akti i parë dhe gurëthemeli pas pavarësisë për krijimin e organeve kryesore të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe riorganizimin e pushtetit gjyqësor.

Për të ardhur në këtë 108-vjetor, kujtojmë periudhën 1990 e këtej, të ndarë para dhe pas 2016 kur reforma në Drejtësi nisi dhe u miratua me vendosmëri dhe gjithëpranim të shprehur me votën e të 140 deputetëve në 21-22 korrik të atij viti.

Arritëm me vështirësi dhe pengesa këto ditë, për të patur një sistem të ri drejtësie, por jemi më pranë se kurrë aspiratës për të patur një shtet të së drejtës dhe një sistem drejtësie të bazuar te pastërtia morale, aftësia profesionale dhe pavarësia nga politika.

Ne jemi duke kaluar një moment historik, për të vendosur një model të ri të drejtësisë, për të shënuar një kthesë aq domethënëse në Shqipëri, që mund të shërbejë si model suksesi edhe për vende të tjera.

Tashmë vetë sistemi i drejtësisë duhet të veprojë në pavarësi dhe paanshmëri.

Të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, organet e qeverisjes dhe korpusi institucional i krijuar për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të veprojnë në mënyrë proaktive, me përgjegjshmëri të lartë që të ndërmarrin hapat e duhur për vendosjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri në rrugën për t’iu përshtatur standardeve më të mira evropiane.

Padyshim që sot ndihemi shumë mirë, që reforma në Drejtësi ka arritur rezultate shumë të mira dhe ja kemi dalë të ndertojme sistemin e ri te drejtesise.

Dëshmuar kjo, nga plotnia e komunikimit, bashkëpunimit dhe vlerësimit qytetar, institucional dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Urime këtë ditë të zanafillës së drejtësisë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.