Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dita e Europës, Osmani: BE duhet ti heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

19:19 / May 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
495333503 1228014502016420 6510990335736523513 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje përsëri Bashkimit Evropian t’i heqë masat ndëshkuese të bllokut kundër Kosovës dhe t’i shqyrtojë “me seriozitet politikat destabilizuese” të Serbisë. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 pas rritjes së tensioneve në veri të vendit dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

Postimi i plotë

Në Ditën e Evropës, reflektojmë mbi vlerat që qëndrojnë në themel të Republikës sonë dhe të Bashkimit Evropian: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Këto vlera kanë qenë dhe mbeten udhërrëfyes në rrugëtimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe në forcimin e përditshëm të shtetit tonë.

Për popullin e Kosovës, kjo ditë përfaqëson një dëshmi të përkushtimit tonë të palëkundur, sepse ne besojmë në Evropë, pavarësisht sfidave dhe padrejtësive me të cilat përballemi gjatë këtij rrugëtimi.

Në këtë ditë të shënuar, është me rëndësi që, me një zë, të kërkojmë heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, si dhe trajtimin me seriozitet të politikave destabilizuese të Serbisë—të cilat u bënë edhe më të dukshme edhe kur Vuçiq zgjodhi ta shënojë Ditën e Evropës në Moskë, pikërisht te Putini, ai që sot po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë.

Që ëndrra e evropianëve për një Evropë të tërë, të lirë dhe të bashkuar të realizohet plotësisht, duhet të marrin fund politikat ndëshkuese ndaj popullit më pro-evropian dhe të ndalen politikat akomoduese ndaj Serbisë proputiniste.

BE europa Kosova Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Infantino e dinte dhe mbrojti edhe një tjetër skuadër’/ Kush është Rui Pinto, hakeri që futi në telashe Manchester City?

22:23 / September 30, 2026

Aktorja rezulton pozitive, ylli i serialit “Gjeniu” del negativ: Zbardhen rezultatet e hetimit për drogë

22:01 / September 30, 2026

Piloti tentoi të rrëzojë avionin e linjës Dubai-Tel Aviv, dëshmitë tronditëse të pasagjerëve: Hymë me forcë në kabinë

21:39 / September 30, 2026

Drejt ribashkimit? Britani-BE, Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

20:39 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.