Të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, shprehet kreu i Shtetit Ilir Meta në mesazhin e tij në Ditën Kombëtare të Jetimëve.
Me një foto të Strehës së Parë Vorfnore, të ngritur në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917 , Meta thotë se “Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë”.
Apeli i tij është “të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe”.

