Kreu i shtetit Ilir Meta ka përkujtuar në Ditën Ndërkombëtare të Paqes dëshmorët e Atdheut Feti Vogli, Klodjan Tanushi dhe Zarife Hasanj që kanë rënë në krye të detyrës në misione jashtë vendit.
Mesazh i Presidentit Meta me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes:
Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes nderojmë sot kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodjan Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misione ushtarake jashtë Atdheut, në vijën e parë të luftës për një botë në paqe dhe më të sigurt.
Si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë, në zemër të së cilës është demokracia.
