Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, apeli i ministres Manastirliu: Dhuro zërin për bibliotekën e fëmijëve që nuk shikojnë

11:49 / October 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
58beb8d1 18b7 4782 af08 8506bd57d893
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka dhuruar zërin e saj për pasurimin e bibliotekës në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë.

“Në Ditën Botërore të të Drejtave të Njerëzve që nuk shikojnë, unë kam marr një vendim, të dhuroj zërin një herë. Ne së bashku me Emilianon, ju ftojmë të gjithë të dhuroni zërin një herë, që më shumë se 12 mijë persona të cilët nuk shikojnë, të munden të dëgjojnë dhe të kenë një biblotekë të madhe ku të zgjerojnë të gjithë horizontin e tyre, sidomos për nxënësit që nuk shikojnë”, tha ministrja Manastirliu në mesazhin e saj.

Drejtori i Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë Emiljano Lule, u është drejtuar të gjithëve të dhurojnë zërin e tyre, duke u shprehur se nëse dhuron zërin vetëm 1 herë, ai mund të dëgjohet mijëra herë. “Ne mund ta dëgjojmë zërin më shumë se një herë. Pra ju lexoni 1 herë, ne dëgjojmë me mijëra herë”, tha Emiljano Lule në mesazhin e tij.

Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë pritet të kthehet në qendër burimore. Nxënësit punojnë me programin e shkollave 9-vjeçare të zakonshme duke shtuar lëndët speciale, si mësimi i shkrimit Brail etj. Instituti garanton cilësi në mësimdhënie nga një staf i kualifikuar profesionalisht dhe i aftë për të mësuar nxënës të verbër dhe me shikim të pjesshëm, me një bazë didaktike të përshtatshme për ta.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.