Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dita Ndërkombëtare e të Drejtës së Informimit, Veliaj: Tirana një nga qytetet më transparente

13:35 / September 29, 20235 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 29 at 13.30.14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana është përzgjedhur si organizatore e Konferencës së 15-të Botërore të Komisionerëve për të Drejtën për Informim, eventi më i madh botëror për sa i përket të drejtës për informim. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Aksesit në Informacion, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilluan një takim me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës ka qenë gjithnjë e hapur për qasjen në informacion ndaj kujtdo që e ushtron këtë të drejtë. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme fakti që kemi vënë njerëz në dispozicion të së drejtës së informimit dhe të këtij misioni, jo vetëm si një detyrim ligjor, por edhe një misioni ku ne besojmë. Qasja e lirë në informacion nuk është privilegj, është domosdoshmëri për një shoqëri,” tha Veliaj.

Përpos kësaj, ai tha se informacioni sot ka shumë armiq. “Nëse shikoni çfarë ndodhi me Iranin, ju kuptoni që po, sot të dhënat janë vulnerabël. Prandaj, sot Komisionieri i të Drejtës së Informimit, por edhe shumë kolegë të tjerë, janë përfshirë në një sipërmarrje të jashtëzakonshme për t’i ruajtur këto të dhëna dhe për të parë se si mund të kemi një nivel sigurie më të lartë”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai vuri në dukje faktin se informacioni shpesh shpërdorohet dhe përdoret edhe nga parti të ndryshme, që i duan të dhënat për të shantazhuar biznese të ndryshme. “Asnjë prej nesh nuk është naiv, kur një parti politike kërkon lejet e ndërtimit e kur ti e di fare mirë se ato janë vetëm “certifikata” gjobëvënieje për ndërtuesit. Por nuk është detyra jonë ta bëjmë këtë arsyetim. Edhe pse e dimë që ky është justifikim, edhe pse ne e dimë që filan parti apo filan personazh politik jetojnë vetëm duke marrë informacion nga shteti se ku janë lejet e ndërtimeve dhe duke thirrur disa media prapë problematike, për t’i vendosur gjobë atij ndërtuesi, për të mbajtur me financa partinë e tyre, kjo nuk është detyra jonë. Nëse është e tillë, atëherë ka organe të drejtësisë që merren me këtë,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku solli edhe një rast konkret në Bashkinë e Tiranës. “Kishim një rast ku kërkohej informacion për një procedurë të pastrimit që ne e gjetëm në Bashkinë e Tiranës nga administrata e kaluar. Nga administrata e kaluar ka pasur një interes për inceneratorët dhe për të zgjidhur çështjen me plehrat e Tiranës me një ofertë me 37 euro/toni. Një gazetare kërkoi informacion dhe ne e dhamë, edhe pse kishim një nuhatje që ai informacion do përdorej gabimisht. Por, në finale, s’ka fare rëndësi kjo. Ka të drejtën të informohet, t’i japim informacionin, edhe pse informacioni u përdor gabim, u përdor për të gënjyer përkohësisht, për të thënë që këtë e ka kërkuar Bashkia e Tiranës, ndërkohë është si të krahasosh mollët me portokallet. Një studim i IFC dhe Bankën Botërore në vitin 2015, për të cilën qeveria thoshte që s’kishte interes me atë çmim të lartë, ngatërrohej me diçka tjetër që erdhi pas dy vitesh,” u shpreh Veliaj.

Më tej, Kryetari i Bashkisë së Tiranës garantoi se ndonëse disa të dhëna keqpërdoren, do të vijohet me inkurajimin për të drejtën e informimit. “Administrata jonë s’duhet të dekurajohet pse 1 në 1000 vetë e përdorin marrjen e informacionit si vegël politike për një portal. Unë e di se për çfarë e kërkon informacionin “Jeta është Gallatë”: Që t’i vërë gjobë dikujt tjetër për tenderat e IT. Jetojmë në një ambient toksik dhe të kontaminuar, ndaj është shumë e rëndësishme të mos harrojmë misionin tonë. Misioni ynë nuk është të bëjmë drejtësi, as të bëjmë gjykatësin. Misioni ynë është të inkurajojmë të drejtën e informimit,” theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Duke folur për transparencën e institucionit që drejton, Veliaj shtoi se Tirana është përzgjedhur si një nga qytetet më transparente. “Ky qytet sot është bërë një model i Open Data. Sapo u kthyem nga Talini, ku Tirana ishte përzgjedhur si një nga qytetet më transparente. Ndoshta, transparenca s’mbaron kurrë, është si ai mali që sa ke hipur në një majë, maja e atij mali është rrëza e një mali tjetër, akoma edhe më të lartë. Ndaj, jam i sigurt se në çdo majë mali, ka edhe një majë tjetër më të lartë. Por, fakti që sot Tirana është në këtë situatë, unë besoj se duhet të na bëjë të ndihemi krenarë dhe jo të tutemi nga ata armiq të transparencës dhe të së drejtës së informacionit, ose keqpërdorues të të dhënave, qofshin këta të huaj, qofshin vendas,” përfundoi Veliaj.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, tha se të jesh në gjendje të informosh veten lirisht në kohë dhe në hapësirë, me mjete të përshtatshme dhe të shumta, është një kusht i domosdoshëm për të qenë në gjendje të mendosh në mënyrë demokratike. “Ne për vitin që vjen kemi aplikuar dhe jemi përzgjedhur si organizatorë të Konferencës së 15-të Botërore të Komisionerëve për të Drejtën për Informim, që është eventi më i madh në rang botëror për sa i përket të drejtës për informim. Bashkinë e Tiranës nuk e duam vetëm mbështetëse, por e duam edhe partnere, sepse të vetëm ne nuk mund ta organizojmë këtë konferencë, ashtu siç kemi pasur fatin edhe në Konferencën Botërore të Komisionerëve për Mbrojtjen e të Dhënave në vitin 2019, ku me Bashkinë e Tiranës organizuam një konferencë perfekte, që edhe sot mbahet si konferenca më e mirë e organizuar të paktën në 10 vitet e fundit”, theksoi Dervishi.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.