Është ndarë nga jeta ditën e sotme profesori i Ortopedisë, mjeku i njohur Panajot Boga. Lajmin e hidhur e bën të ditur ish-Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu në një postim në rrjete sociale ku shpreh ngushëllimet për profesorin.
Boga ka qenë drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri për shumë vite, ndërkohë që edhe shërbimi ortopedik në Spitalin Ushtarak mban emrin e tij.
“Lamtumire Prof. Dr. Panajot Boga! Sot eshte nje dite zi per mjekesine e vecanerisht per ortopedine shqiptare, qe humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tone, organizatorin energjik e te kudo gjendur, drejtuesin jete gjate te sherbimit te ortopedise, aplikuesin e guximshem e vizionar te shkences e progresives ne ate fushe kaq te gjere te mjekesise.Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, kolegeve, bashkepuntoreve te rinj e te dikurshem, miqve, te gjitheve, per kete humbje te madhe”, shkruan Shehu.

