Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ditmir Bushati: Krizën që po përjeton opozita ta shohim me shqetësim, të shtojmë përpjekjet për një PS më demokratike

11:50 / January 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati ditmir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prej folësve në 30-vjetorin e themelimit të FRESSH-it ishte dhe Ditmir Bushati, i cili tashmë do të drejtojë Akademinë Politike. Në fjalën e tij, Bushati nënvizoi se kriza që po kalon PD duhet parë me shqetësim për të shtuar përpjekjet për një PS më të hapur.

“Kam qenë kurioz që në rini për politikën, por edhe po aq ngurues për t’u përfshirë në vijën e parë të saj. Falë këmbënguljes e lidershipit të Edi Ramës besimit e mbështetjes së socialistëvëe e konsideroj privilegj përfaqësimin në të gjithë nivelet duke dhënë kontributin tim për një Shqipëri më të mire, për një PS si alternativa më e mirë dhe jo e keqja më e vogël.

Krizën që po përjeton opozita, duhet ta shohim me shqetësim dhe të shtojmë përpjekjet tona për një PS më të hapur, më demokratike. Gjenerata jonë është rritur me ëndrrën drejt Europës.

Na duhet t’i përgjigjemi dilemës a është më e thjeshtë të largohesh drejt Gjermanisë apo të bëhet Shqipëria një vend normal europian. Për këtë na duhet jo vetëm të jemi partia e të rinjve, por t’i bëjnë të rinjtë të flasin. Përgjegjësia jonë për shqipërinë është më e madhe se fuqia jona. Ndaj na duhen ide të reja për të ndërtuar një ekonomi të dijes. Për t’i paraprirë sfidave të kohës, PS do të ngrejë akademinë politike, duke zhvilluar kapacitete partiake dhe identifikuar talentet e reja. Na duhet guxim për të ndërruar dhe aftësi për të brendësuar ide të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, ta vëmë theksin te vlera që shumica e jo përfitimin e pakicës”, deklaroi Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.