Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Djali ekselent në Amerikë, mbyti nënën me plastmas. Flasin fqinjët: Nuk dimë ç’të flasim

13:02 / June 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Albi 24 vjeç ia mori jetën nënës duke e mbytur me plastmas të shtunën në Përmet. Në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë vetëm viktima dhe autori. Fqinjët nuk kanë dëgjuar asgjë. Kur ka shkuar babai, ai është përpjekur të parandalonte krimin, por ishte tepër vonë. Pasi vrau nënën 65-vjeçare, Albi tentoi të arratisej, por u kap shumë shpejt nga policia.

I riu kishte shfaqur prej disa ditësh probleme të shëndetit mendor. Ajo që bëhet e ditur është se ai kishte studiuar në Amerikë dhe ishte kthyer në shtëpi prej 4 ditësh. Babai i tij është munduar që të kërkojë ndihmë, pasi i kishte vënë re problematikat tek i biri, por sipas dëshmive, nuk kishte arritur të merrte një firmë mjeku që djali të trajtohej me ndihmën mjekësore.

Sipas dëshmitarëve, autori i kësaj ngjarje të rëndë ishte student ekselent, por që në adoleshencë kishte shfaqur shenja agresiviteti dhe dhune. Në lidhje me këtë ngjarje kanë folur edhe fqinjët në Përmet. Një prej banoreve është shprehur se viktima ishte shumë punëtore dhe se ngjarja i ka lënë pa fjalë.

“Ishte një grua shumë e mirë, shumë punëtore, e palodhur. Nuk dimë ç’të flasim. Kemi ngelur pa fjalë kur e morëm vesh. Jetonin këtu. Ajo shkonte në Amerikë dhe vinte edhe këtu. Jemi të befasuar”, u shpreh fqinja.

Albi 24 vjeç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.