Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali i Fredi Belerit: Duam ndihmën e Greqisë, s’ka prova kundër babait! Rama e mori personale

09:46 / May 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1683664568 fredibeleri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse fitoi Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale të 14 Majit, Fredi Beleri aktualisht ndodhet në burg dhe ka kërkuar që të zhvendoset në spital për shkak të problemeve shëndetësore, mirëpo djali i tij ka konfirmuar se gjendja psikologjike e tij është “shkëmb”. Në një intervistë për mediat greke, ai ka treguar se e ka takuar dy herë babanë që nga momenti i arrestimit.

“E kam takuar një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta. Psikologjikisht është gur fatmirësisht, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare dhe u shpërblye”, ka thënë ai.

Djali i kryebashkiakut të ri të Himarës, thotë se nuk ka asnjë provë që fajëson babanë e tij, e ndërsa arrestimin e konsideroi si një hakmarrje personale të kryeministrit Edi Rama.

“Këtu duam ndihmën e Greqisë dhe Europës. Kjo nuk është e drejtë. Avokatët na bëjnë të ditur se në shkresa nuk ka prova për atë që e akuzojnë. Në 10 ditët e fundit, vetë Rama e kishte marrë personalisht çështjen e Himarës. Kudo që ishte në çdo fjalim i referohej Himarës për fat të keq me karakteristika shumë të këqija dhe përpiqej të polarizonte klimën politike. Ai thoshte “Nuk do ta lejoj veten të mos fitoj Himarën. Ajo që ndodhi në Himarë do të bëjë histori, një grusht njerëzish arritën të fitojnë kundër një shteti. Për shkak se isha atje dhe i pashë gjërat, do të kishte qenë një fitore shumë më e madhe nëse e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur në 10 ditët e fundit. Nëse do të kishte zgjedhje të lira, fitorja do të ishte më e madhe”, përfundoi ai.

Fredi Beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.