Edhe pse një zë kritik ndaj qeverisë, djali i ish-presidentit Rexhep Mejdani, Denion Mejdani sapo është emëruar në krye të qendrës për rehabilitimin e të kthyerve nga aktivitetet terroriste. Emërimi i tij është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Më herët Meidani ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB-së së burgjeve kur ministër Drejtësie ishte Gazmend Bardhi, në kohën e qeverisë teknike para zgjedhjeve të 2017.
Qendra e cila rehabiliton të kthyerit nga kampet e terrorizmit deri pak ditë më parë ishte drejtuar më parë nga Ledi Dervishi.