Mick Schumacher pritet të debutojë në Formula 1 në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Toskanë. Duke qenë djali i legjendës së Ferrarit, Michael, nga ai priten gjëra të mëdha, ndërkohë që 21-vjeçari është duke garuar për titullin e Formula 2.
Sipas mediumit gjerman, RTL, ai do të bëjë një stërvitje të lirë në Mugello. Gara e kësaj fundjave shënon konkurrimin e 1.000-të të Ferrarit në Formula 1 dhe prezenca e një Schumacheri, padyshim se do të tërheqë interesim të madh.
Madje, drejtori i ekipit, Mattia Binotto, tashmë ka folur për aftësitë e gjermanit dhe mundësitë e angazhimit te kokëkuqja në rast se zhvillohet në nivelin e duhur. Shumëkush në Formula 1 shpreson që Mick të përsëritë suksesin e babait të tij, i cili mban rekordin e titujve në këtë sport.
