Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Djali i Sokol Olldashit, Glauku: S’do doja të merrja merita dhe vëmendje për kontributin e tim eti kur nuk është i imi

13:35 / December 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
16fbbd7d d13c 4e17 88d3 957a4d0c118d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sokol Olldashi sot do ishte 48 vjeç, por edhe pse janë bërë 7 vite nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike në një aksident rrugor, figura e tij politike ende nuk është harruar.

E në një kohë që kujtimi për Sokol Olldashin mbetet i fortë, djali i tij Glauku po hedh hapat e parë në politikë me ngjashmëri të madhe me të atin. Në një intervistë për Euronews Albania, Glauk Olldashi tregon për ambiciet e tij në politike dhe atmosferën brenda PD në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Unë kam filluar nga zero në forum, në parti, edhe pse mund të thuhet se nuk kam filluar nga zero se jam i biri i Sokoli, por kam filluar nga zero, nga aktivitetet e thjeshta. Kjo për të lënë një kontribut timin personal dhe nuk do të doja që të merrja unë merita dhe vëmendje për kontributin e tim eti kur nuk është i imi”, shprehet djali i ish-deputetit të ndjerë të PD.

20-vjeçari komentoi edhe protestat e javës së fundit të të rinjve pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, duke e konsideruar si një shpërthim të dufit që është brenda çdo të riu shqiptar këto kohë.

“Unë i kam mbështetur me gjithë shpirt protestuesit dhe kam qenë plotësisht dakord me protestën. Mund të thotë dikush që kishte akte dhune, djegie koshash. Natyrisht që nuk është e hijshme, por edhe të arrestosh 400 fëmijë, të tërheqësh zvarrë 13-vjeçarë se thyen një xham, t’i gjuash me gaz. Protesta nuk ka qenë, politike ka qenë duf”, thotë ai.

Në prononcimin e tij për Euronews Albania, Glauk Olldashi foli edhe për partitë e reja që janë krijuar nga disa ish-zyrtarë të lartë të PD, si Topalli, Patozi dhe Murrizi. Duke i konsideruar si parti të krijuara për shkak të inatit, ai theksoi se nuk beson se do të kenë ndikim në rezultatin që do të marrë PD në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ata kanë bërë zgjedhjet e veta, nuk mund të gjykoj sepse unë jam djali i tyre në moshë. Ata të gjithë kanë bërë gjykimin e vet. Sa i përket ndikimit në zgjedhje, varet nga kandidaturat e PD. Nëse PD do ketë kandidatura shumë të mira, ndikimi i tyre do jetë zero. Janë parti inati, mllefi. Pra, votuesit e Jozefinës, Astritit janë votues që votojnë me mllef dhe nuk do të votonin PD nëse nuk do të ishin këto parti”, shprehet Glauk Olldashi.

Glauk Olldashi është angazhuar në PD që prej disa vitesh tashmë, duke u përkushtuar kryesisht në aktivitetet e Forumit Rinor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.