Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali iu thirr në SPAK për dosjen “Gërdeci”, Berisha: Ja e vërteta e shkresës me emrin e Shkëlzenit

21:26 / January 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali shkelzen berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se e ka marrë vesh nga mediat lajmin se djali i tij, Shkëlzen Berisha është thirrur në SPAK për çështjen e Gërdecit.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha tha se kjo thirrje në SPAK u bë për të tërhequr vëmendjen nga skandali Rama – McGonigal.

Ish-kryeministri tregoi edhe versionin e tij për shkresën që mbante emrin e Shkëlzen Berishës.

Sipas tij, ai shkrim është falsifikuar dhe për këtë ministri i Drejtësisë në atë kohë ka bërë kallëzim penal, por që Prokuroria nuk është marrë me atë çështje.

Pjese nga biseda

Berisha: Komenti im është ky, që të jem i sinqertë e kam marrë vesh nga mediat që djali im është thirrur në prokurori.

Pyetje: Nuk komunikoni me djalin?

Berisha: Komunikojmë, por nuk më kishte thënë që sot është thirrur në SPAK. Problemi është i tillë. Ekziston një faks që origjinali nuk është gjetur kurrë, i dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, në të cilin shkruhet se kjo ti jepet Shkëlzenit.

Kjo është serviurur si shkrim i Aldo Bumçit, kjo ka ndodhur një javë pasi Ministria e Drejtësisë kishte dërguar shkresën zyrtar në Ministrin e Mbrojtjes për çështjen.

Çfarë ishte kjo? Kjo ishte sikur gjoja nga Ministria e Drejtësisë i drejtohej djalit tim në Ministrin e Mbrojtjes me të cilin ky nuk kishte asnjë lidhje dhe sikur këtë e kishte shkruar Aldo Bumçi.

Aldoi Bumçi nuk e kishte shkruar kurrë këtë. Ai e paditi në prokurori si falsifikim të shkrimit të tij. Padi me të cilin prokuroria nuk u mor kurrë.

Aldo Bumçi e mohon në mënyrë kategorike dhe ka hapur padi për këtë faks ku i falsifikohet firma. Thërret Shkëlzenin pas 15 vitesh. Sigurisht që duhet hetuar, por hetimi i parë është i ish ministrit i cili ka deklaruar se më kanë falsifikuar shkrimin. Thirrja në SPAK është për të zhurmuar superskandalin Rama-McGonigal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.