Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali në kërkim për vrasjen e dy të rinjve, lirohet nga burgu Rrok Pepaj

12:21 / June 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrok pepaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrok Pepaj, babai i autorit të vrasjes së 2 kushërinjve në parcelën e Drogës në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, është liruar nga burgu. Lajmi bëhet i ditur nga FaxNews. Babai i Danjel Pepajt i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, është lënë i lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

3 ditë pas vrasjes në fillim të Tetorit, të 2 kushërinjve, Rrok Pepaj u vendos në pranga për me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Mbrojta e tij e konsideroi arrestimin të padrejtë, ndërsa çështja shkoi me rekurs në Gjykatën e Lartë ku kjo e fundit ka vendosur rikthimi e çështjes në Shkallën e parë.

Lexo edhe- Telefonata e Danielit me të vëllanë pas vrasjes së të rinjve në Malësinë e Madhe

I njëjti burim i tha Fax News, se Pepaj është detyruar të pranojë se kishte dijeni për parcelën e drogës ku edhe u vranë 2 të rinjtë, ndërsa nuk janë gjetur prova se ai ka qenë posedues i tyre e për këtë arsye është bërë edhe lirimi nga burgu.

Çështja e tij është hetuar e ndarë me atë tç djalit të tij Danjel Pepës që është në kërkim policor prej 9 muajsh me akuzën e vrasjes dhe kultivimit të bimëve narkotike. Në Nëntor të vitit të kaluar, Fax News siguroi kërkesën kundër vendimeve të dy gjykatave në Shkodër për ta lënë në burg Rrok Pepajn. Ky i fundit ka këmbëngulur vazhdimisht se parcela me drogë, nuk është në pronësi të tij. Sa i përket Danjelit, 62-vjeçari thotë se përgjegjësitë janë individuale.

“Nuk ka asnjë provë ligjore se këto bimë narkotike, të gjetura nga policia gjatë kontrollit të territorit për të gjetur viktimat të jem unë autor i mbjelljes apo të pasjes dijeni për to. Vendi ku janë gjetur bimët narkotike nuk është tokë e imja, që sipas ligjit të mbaj përgjegjësi. Këto bimë as nuk i kam mbjellur unë, as nuk mbaj përgjegjësi për to”, pretendonte Pepaj në rekursin e tij, ndërsa tashmë diçka në dëshminë e tij ka ndryshuar sa i përket pasjes dijeni.

Pepaj thotë nuk ka asnjë përgjegjësi për veprimet e djalit që dyshohet se ka qenë pronari i parcelës së drogës dhe se vrarë dy kushërinjtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.