Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Djali nga Rrësheni klonon ish-bashkëshortin e Melonit, por që shteti i bllokoi videon në TikTok

12:40 / October 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 25 112115
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i IT, Elvis Tusha është nga Rrësheni, por që jeton në Itali. Ai krijon klone të ndryshme në TikTok. Këtë herë ai zgjodhi Andrea Giambruno, ish-bashkëshortin e kryeministres të Italisë Meloni. Në këtë video ai shpjegon arsyet e ndarjes. Ai bën prezantimin e vetes së tij duke dhënë disa arsye të videos që qarkulloi si dhe të divorcit nga Meloni. Është false për duket shumë e vërtetë, origjinale dhe e besueshme sa që kjo video ka marrë mbi 2 milion shikime dhe mbi 80 mijë pëlqime.

Neada Muça: Pse zgjodhe Andrea Giambruno?

Elvis Tusha: E zgjodha sepse ishte lajmi më i rëndësishëm në Itali, të gjithë flisnin për Giambrunon dhe e shfrytëzova këtë rast, problemi ishte që të mos thosha diçka të rrezikshme, nuk doja të shfrytëzoja problemin e tij.

Neada Muça: Të është dashur shumë të bëjë këtë video, sa zgjati?

Elvis Tusha: Këtë e kam bërë për 15 minuta dhe kam stërvitur Inteligjencën Artificiale para. Duhej stërvitur fjala, si luan goja kur thua një fjalë, ose si luan duart, sytë kur thua një gjë. Gjithë javën e kam stërvitur si të luajë sytë dhe duart.

I pyetur nëse është kontaktuar nga Giambruno, për videon e fundit që ka krijuar, Elvisi shprehet se nga ai vetë personalisht jo, por nga zyra e kryeministrisë. Ata i kërkuan që të mos ia mësojë askujt se si realizohet kjo video, të paktën këtë javë.

Elvis Tusha: Zoti Giambruno mendoj se ka probleme të tjera, më ka marrë zyra e kryeministrisë e Melonit, jo Meloni personalisht, më ka thënë që të paktën për këtë javë të mos përdor faqe institucionale, ose të mos i mësoj të tjerët si ta bëjnë, të paktën për këtë javë. Nga fundi i javës më kanë thënë prapë se do më marrin në telefon sepse është problem i madh. Për tre orë kam marrë 1 milion shikime në TikTok më pas ma ka bllokuar shteti italian. Unë i kam shkruar një mesazh, ku i them se kjo është vetëm për të edukuar se cili është risku apo problemi i kësaj pune dhe më pas ma kanë zhbllokuar, më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë Elvis mos ia mëso kujt, të paktën për këtë javë.

Elvis Tusha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Kur është koha për të ndërruar iPhone-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

21:01 / July 20, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.