Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren. Një 30-vjeçar ka vrarë babain e tij me thikë në Lagjen “Dardania” të kësaj komune.
“Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30-vjeç i cili ka sulmuar prindërit e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra, viktima (babai) rreth 50-vjeç ka ndërruar jetë”, thotë Policia e Kosovës.
