Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në Fier.

Basha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Fieri, i mbuluar i gjithi nga tymi që lë pas zjarri që digjet disa kilometra larg qytetit.

Kryedemokrati në postimin e tij u bën thirrje qytetarëve që të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë të llogari për menaxhimin e taksave të tyre.

“Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Digjen plehrat, helmohen familjet,vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar. Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorëve. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipërinë: pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Prandaj shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton. Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja. Për taksat tuaja të vjedhura dhe të drejtat tuaja të dhunuara!,”shkruan Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here