Kryeministri Edi Rama në një diskutim me gazetarët pas samitit për “Open Ballkan” në Beograd është pyetur nëse do të insistojë të bindë Kosovën që të bëhet pjesë e kësaj nisme.
Ndërkohë që takimi i radhës do të mbahet në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare tha se me Kosovën kanë marrëdhënie speciale. Ai shtoi se nuk mund të ndërhyjë, ndërsa ironizoi se nuk ka degë të PS-së në Kosovë.
“Ne kemi me Kosovën me marrëdhënie speciale, kjo s’ka nevojë për diskutim. Do të bëjmë çmos që marrëdhënie me Kosovën ta kemi sa më cilësore. Por përsëri po i kthehem tjetër është një marrëdhënie bilaterale mes dy ekonomive të vogla. Është komplet gjë tjetër në aspektin ekonomik. Sa i përket bindjes nuk bëj asnjë përpjekje për tu imponuar. Është vendim sovran i atyre që kanë marrë votën dhe kanë mandatin për të vendosur në Kosovë. Nuk është përgjegjësia ime, dhe ju e dini që skam degë të PS në Kosovë,” deklaroi kryeministri.
