Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Do kandidojë Sali Berisha për kryeministër? Blendi Fevziu tregon çfarë mund të ndodhë: Ja pse Basha nuk hyn në garë

11:01 / November 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61937f6413614
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk hyn në një garë për kryetar të PD-së sepse mendon se është më i dobët.

Sipas Fevziut mbështetja e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim- ndaj Bashës është evidente dhe “nuk e surprizën”. Më tej gazetari tregoi dhe raste konkrete kur një mbështetje e ambasadës Amerikane është vënë re në raste të tjera në partitë shqiptare.

Lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se do të kandidoje për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Fevziu u shpreh se nëse Berisha arrin të marrë kryesimin e PD zgjidhja më e mirë është të rihapë një garë reale për kryetar të partisë.about:blank

“Është në koherencë me qëndrimet që ka mbajtur ambasadorja e SHBA. Ambasadorja është në të drejtën e saj dhe SHBA mund të marrë çdo vendim, problemi këtu është që të zgjidhet brenda PD. Është e qartë që Kim po mbështet Bashën.

Në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë të ketë qenë i reduktuar, ata kanë marrë pjesë. Brenda PD në 97 dhe 98 kanë mbështetur Pollon, ka qenë evidente. Mbështetja e Majkos gjithashtu.about:blank

Mbështetja e Kim ndaj Bashës nuk më surprizon.

Në gjykimin askush nuk e ka pritur që Berisha të largohet. SHBA duhet të tregojë çfarë ka për të.

Në Shqipëri nuk duhet ti shohim gjërat në momentin e fundit dhe problemet që kemi pasur mos të bëjmë sikur nuk i kemi pasur. Kjo është një krizë shumë e madhe e opozitës, por një gjë është e qartë që kë po mbështet shumica.about:blank

Nëse do të dish mendimin tim, shkon më tej se brenda PD dhe pse nuk ka mekanizëm.

Basha mendon se këtë moment është i dobët ndaj nuk hynë në garë për kryetar.

Më duket e vështirë që Berisha të jetë kryeministër dhe të konkurrojë me Ramën pas 4 vitesh. Nëse Berisha arrin të marrë kryesimin e PD, zgjidhja më e mirë që mund të bënte është të hapte një garë reale për drejtuesin e PD. Duhet të hapet një garë. Nëse Berisha merr votat e shqiptarëve dhe 90 vjeç ka të drejtë. Sot është shumë e thjeshtë të kuptosh kush mbështetet më shumë përmes sondazheve. Ne kemi një mazhorancë që funksionon në bazë të sondazheve. Sot kjo gjë është lehtësisht e zgjidhshme.

Nuk është problem procedurash, kjo është çështje politike. Në mazhorancë kush ka më shumë vota është i parë, në demokraci ka garë. Mund të bëjmë sondazhe gjithë ditën, por çdo gjë shihet në terren.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.