Vendimi i PD për të braktisur parlamentin duke djegur mandatet e deputetëve, vijon të japë efektet e saj.
Deputeti Halit Valteri, i cili është edhe pjesë e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare ka bërë disa video, që po bëjnë xhiron në rrjet. Në një video, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale Valteri shfaqet duke ngrënë akullore teksa është në një makinë.
Ai ka edhe një mesazh, të cilin e thotë në dialektin geg. “Ti leri llafet, ti biem shkurt. A do e lëpish apo jo? Nuk jam duke lutur b*** tënde gjithë ditën.”, shprehet Valteri, por nuk dihet se kujt i drejtohet.
