Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Do më jepni llogari…”, bashkëshortja e Lefter Zhidru shpërthen në akuza ndaj policisë dhe medias

09:13 / September 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gruaja lefter xhidru
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka mbërritur sërish në banesën e Lefter Zhidru i cili u vra një ditë më parë nga forcat RENEA pas pesë orësh përplasje me armë zjarri.

Bashkëshortja e tij Floresha është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike në derën e shtëpisë duke shpërthyer në akuza ndaj policisë dhe ndaj medias.

“Do më jepni llogari për ato që keni shpifur, do më jepni llogari për atë që keni shkruar në media, do jepni llogari. Mos t’ju shoh këtu me kamerën, mos t’ju shoh se nuk erdhët kur ishte për të ardhur dhe erdhët sot. Të lutem ik nga këtu, ik kërkoja shtetit drejtësinë”, mësohet të thotë ajo teksa i kërkon mediave të largohen.

Forcat RENEA ekzekutuan 71 vjeçarin në banesën e ish bashkëshortes së tij në Elbasan.

Operacioni i nisur në orën 13:20 minuta u përfundua në orën 18:05 minuta të 24 shtatorit 2020.

Gjithcka nisi prej orës 13:20 minuta kur policia dhe forcat speciale rrethuan lagjen “11 Nentori” ne Elbasan për të neutralizuar 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov i cili qëlloi drejt policisë duke plagosur dy të rinj kalimtarë. Ish bashkëshortja e tij kishte telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë pasi ishte i armatosur.

71 vjeçari Zhidru kur ka parë se RENEA i ishte afruar derës ka qëlluar drejt tyre. RENEA i ka bërë thirrje të hapte derën e dorëzohej, por 71 vjeçari ka qëlluar sërish me armë. Atëherë policia ka shpërthyer derën. I moshuari
ka qëlluar sërish por fatmirësisht mburoja i ka shpëtuar efektivet.

Ne fillim te operacionit Drejtori i Policise se Elbasanit deklaroi se ishte nje person i rrezikshem, ndersa forca speciale me autoblinda dhe mjete të tjera të specializuara u dislokuan në vendngjarje dhe u rrethua një perimetër i gjerë sigurie per te mos lejuar takimin që në orën 13:20. Ne tarracën përballë u vendosën edhe snajpera.

Nga kontrolli i shtepise policia gjeti një kallashnikov, municione dhe disa kallepe me lëndë plasëse gati për shpërthim. Historia që për 5 orë mbajti nën terror qytetin e Elbasanit nisi per shkak të një konflikti në familjes mes Zhudrit dhe ish bashkëshortes së tij në kohën kur në shtëpi ishte dhe vajza e mitur

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.